E hënë, 18 Mars 2019
PRISHTINË – Përfshirja e KEK-ut në Ligjin për paga bëri që punëtorët të dalin disa herë në protestë.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar nënkryetari i Sindikatës së Re, Nexhat Llumnica, sipas tij kjo përfshirje është anti kushtetuese pasi cenon të drejtën për ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë, njofton Klan Kosova.
“Në Kosovë që nga paslufta e deri më tani asgjë nuk është bërë rasisht dhe asgjë në favor të punëtorëve, ne jemi dëshmitarë të ndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës në shoqëri aksionare e në Privatizime e në fund falimentime, jemi dëshmitarë të Privatizimit të distribucionit Elektrokosova, ku deri në atë kohë kemi pasur paga shumë të ulëta e që qëllimi i mosngritjes së pagave ishte përgatitja për privatizimin e gjysmës së Kek-ut”.
Sipas Llumnicës tendencë e qartë e Qeverisë së Kosovës është mbyllja e Kosovës A dhe krijimi i favoreve të mëdha një kompanie tjetër në kurriz të KEK-ut.
Etiketa: Aktuale, kek, Kosovë, Qeveria