Qeveria shqiptare, kjo një avokate e Izraelit përballë Baki Goxhajt


E premte, 22 Maj 2026
Qeveria shqiptare, kjo një avokate e Izraelit përballë Baki Goxhajt

Ç’thuhet në reagimin e ministrit Hoxha mbi lirimin e tij?

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, njoftoi zyrtarisht se vlonjati Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes Sumud që po lundronte drejt Gazës, është duke u riatdhesuar.

“Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe. Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite”, shkroi ai në X.

“Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm”, shkroi më tej kreu i diplomacisë së Tiranës, pa guxuar gjithsesi të thotë më tepër se “trajtim i papranueshëm”.

Kujtojmë se këto kohë kur Izraeli po izolohet nga e gjithë bota, jo prej antisetizmit, një sajim terminologjik i shpifur për të kompleksuar të gjithë ata zëra që dënojnë krimet izraelite, por pikërisht për këto krime, qeveria shqiptare i është bërë avokate e krimeve të saj. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit