Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

QKUK nga sot me dhjetra pajisje të reja me vlerë milionëshe

Prizren Post | 07:38 - 03.09.2018

Prishtinë – Qendra Klinike Universitare e Kosovës – QKUK, nga e sot do të ketë në funksion dhjetra pajisje të reja spitalore, të parat nga shuma prej 3.5 milion euro të cilat janë ndarë për këto aparatura këtë vit.

Dorëzimin e këtyre pajisjeve do ta bëjë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili bashkë me Drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiun, njofton Klan Kosova.

Ministri Ismaili në vizitën e tij në QKUK do të bëjë gjithashtu edhe shpalosjen e e planit për modernizimin e pajisjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe shërbimet që janë (ri)funksionalizuar me sigurimin e këtyre pajisjeve.


Etiketa:
Arivisti Company