Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

QKUK prej nesër në grevë, kërkohet rritja e pagave

Prizren Post | 15:34 - 16.12.2018

PRISHTINË – Sindikata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë të ditur se nesër duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, do të hyjë në grevë e cila do të zgjatë 24 orë.

Kërkesat e sindikatës janë që të rriten pagat dhe të respektohet plotësisht Kontrata Kolektive Sektoriale.

“Sindikata e QKUK-së,në mbledhjen e mbajtur me 13.12.2018,vendos që nesër me datë 17.12.2018, prej orës 7 në mëngjes, të ketë grevë 24 orë”, shkruan në njoftimin e sindikatës.

“Kërkesat janë: Rritje e pagave dhe respektim i plotë i Kontratës Kolektive Sektoriale”.


Etiketa:
Arivisti Company