E mërkurë, 28 Tetor 2026

Përbërësit:
- 500 g kungull i pastruar
- 100 g bukë e thekur e bluar
- 60 g djathë kaçkavall
- 50 g djathë parmixhan i grirë
- 1 vezë
- Majdanoz i grirë
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
- Priteni kungullin në kubikë, spërkateni me pak vaj dhe kripë dhe piqeni në furrë në 200°C për 25–30 minuta, derisa të zbutet.
- Shtypeni në formë pureje dhe lëreni të ftohet pak.
- Shtoni vezën, parmixhanin dhe bukën e bluar, pastaj përziejini derisa të formohet një masë që punohet lehtë.
- Merrni pak nga masa, vendosni në mes një kubik djathi dhe formoni qofte të rrumbullakëta.
- Përziejeni bukën e bluar për veshje me majdanozin, kaloni qoftet në të dhe vendosini në fritezën me ajër, pa i mbivendosur.
- Spërkatini me pak vaj dhe piqini në 190°C për rreth 18 minuta, duke i kthyer 5 minuta para përfundimit, derisa të marrin ngjyrë të artë.
- Lërini të pushojnë 2–3 minuta para se t’i shërbeni.
Burimi: mesazhi
