Raketa që testuan verikoreanët kishte kapacitet për të arritur në SHBA


E premte, 18 Nëntor 2022

TOKIO – Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada.

Raketa ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të Hokaidos.

“Bazuar në kalkulimet e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet të udhëtimit prej 15.000 kilometrash, varësisht prej peshës së kokës bërthamore, dhe në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, ka thënë Hamada.

Ai ka thënë se Phenianit i është bërë e ditur se nuk mund të tolerohen veprime të tilla.

Etiketa: , ,
Të fundit