Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rakitic beson se Modric e meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit

Prizren Post | 09:25 - 15.07.2018

Ivan Rakitic i Barcelonës ndjen se bashkëlojtari i tij te Kroacia dhe rivali i Real Madridit, Luka Modric, meriton të fitojë çmimin e Topit të Artë për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës.

Modric ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë arritjes së parë të Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Francën të dielën.

Kështu, Rakitic do të vendosë besnikërinë e klubit në njërën anë pasi ka thënë se Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit në Rusi.


Etiketa:
Arivisti Company