Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama dhe Basha përplasen për Vetting-un

Prizren Post | 18:34 - 24.07.2018

Tiranë – Janë përplasur në distance kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i pari i demokratëve Lulzim Basha për shkak të vetting-ut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kreu i qeverisë ka thëne se ngërçi në gjykata do përfundojë brenda vitit.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme? Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një vit” shkruan Rama në profilin e tij në Facabook.

Lulzim Basha në anën tjetër ka shkruar për kapjen e sistemit nga kryeministri.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”.

Basha akuzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që po i shërbejnë Kryeministrit, por i pari i qeverisë u shpreh se vetting-u po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.


Etiketa:
Arivisti Company