Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama: I gatshëm të shkoj në Beograd, është në dorën e tyre të më ftojnë

Prizren Post | 22:53 - 17.10.2014

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Beogradin në 22 tetor nëse homologu serb do e ftojë. Deklarata u bë nga vet kryeministri në një intervistë për CNN.

I pyetur për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes s futbollit Serbi-Shqipëri Rama theksoi se ngjarja që ndodhi në stadium ishte fatkeqe dhe nuk mund të mbajë peng të ardhmen.

Ai sqaroi se droni me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ nuk u ngrit nga i vëllai. Kryeministri sqaroi se është i gatshëm të vizitojë Beogradin por është në dorë të palës Serbe nëse do e ftojë.

A ishte vëllai juaj ai që ngriti dronin në stadium?

Jo nuk ishte vëllai im dhe nuk mendoj se ishte asnjë nga përfaqësuesit. Droni erdhi nga jashtë stadiumit si mund të ketë qenë i përfshirë vëllai im.

A e dënoni atë që ndodhi në Stadium?

Është një ngjarje fatkeqe, më fatkeqe është ajo çka ndodhi brenda stadiumit. Është diçka e trishtueshme, por nuk mund të mbetem,i peng të një ndeshje futbolli. Dua të çoj vëmendje se është viti i parë që kemi paqe dhe nuk kemi kontestim të kufijve dhe kemi shanse të ecim para.

A do shkoni në Serbi?
Është takimi i parë mes dy kryeministrave në 68 vite për të dhënë një ide sa probleme kemi pasur. Politika nuk duhet të nxitet nga futbolli por të ecim para.

A jeni i gatshëm të shkoni?
Sigurisht që jam.

Jeni i sigurt që do shkoni?
Është në dorën e tyre për të më ftuar.

Do thoni po nëse ftoheni?
Po.


Etiketa:
Arivisti Company