Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama nuk e mbajti premtimin për ministrinë e emigracionit

Prizren Post | 14:14 - 02.08.2013

Tranë, 2 gusht – Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka vazhduar të hedhë akuza ndaj kryeministrit të ri Edi Rama, duke e cilësuar atë si një gënjeshtar që s’mban premtimet.

“Shqiptaret po e kuptojnë çdo ditë e me shume se Edi Rama s’ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit. Mes shumë premtimeve prej të cilave ka hequr dore është dhe ngritja e një ministrie të veçantë për emigracionin. Por jo vetëm kaq Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë të tillë. Edi Rama mashtroi në këtë mënyrë rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë territorit shqiptar, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo t’u shërbejë qytetareve. Edi Rama u tha mediave se e kanë ngatërruar me partinë e Çamëve!”, thuhet në deklaratën e PD-së, transmeton Shekulli.

Kjo i fundit i është drejtuar Ramës duke i thënë se duhet t’u kërkojë falje një milion shqiptarëve që i mashtroi kur i tha se do të hapte një ministri të emigracionit.

“Partia Demokratike i bën sot publikisht një pyetje zotit Rama. A keni deklaruar ju zoti Rama për gazetat shqiptare të Athinës citoj: “Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të veçantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?! Më e pakta qe mund të bëni sot zoti Rama është t’u kërkoni ndjese emigranteve shqiptarë për talljen dhe fyerjen publike që ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër. T’u kërkoni ndjese mediave që u fyet publikisht kujtesën dhe profesionalizmin e tyre. Shqiptaret po e kuptojnë çdo ditë se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do të kenë një gënjeshtar që si interes të vetëm ka atë personal”.


Etiketa:
Arivisti Company