E martë, 18 Tetor 2016
Tiranë – Politikanë dhe analistë të ndryshëm në Kosovë kanë dalë kundër Kryeministrit Edi Rama, duke i thënë që të mos fliste në emër të Kosovës gjatë vizitës së tij në Serbi ku bisedoi me Kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri shqiptar u është përgjigjur të gjithë kritikëve që e akuzojnë mos flasë në emër të shtetit kosovar.I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Rama tha se nuk flet në emër të Kosovës, por për Kosovën.Kryeministri ka shtuar se për të folur për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës, nuk është e nevojshme që t’i marrë leje askujt