Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama për koalicionin e opozitës: Vetëvrasje politike

Prizren Post | 13:52 - 23.04.2019

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimin e opozitës për të nënshkruar një koalicion mes partive të cilët nuk do të pranojnë të hyjnë në zgjedhje pa u realizuar kërkesat e tyre.

Rama ka theksuar sot se vendimi i opozitës është i padëgjuar më parë. Sipas tij në 30 qershor qytetarët do të flasin me votë në çdo bashki.

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng.Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.”


Etiketa:
Arivisti Company