-10°C
Prizren

Rama: Vlerësim pozitiv për Shqipërinë në Samitin e NATO-s

Prizren Post | 19:20 - 11.07.2018

Bruksel – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e NATO-s”.

Gjithashtu, sipas kreut të qeverisë, vendi ynë ka marrë vlerësime për “rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm”.

“Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkroi Rama.


Etiketa:
Arivisti Company