Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Prizren Post | 23:11 - 30.06.2014

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës, botohet pa asnjë ndërhyrje, ashtu si shpërndahet nga Policia e Kosovës.

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS/ PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS

Rr. “Bajram Bahtiri”, Prishtinë 29.06.2014-15:11. Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë pasi që, dy prej tyre nga vetura kanë shtënë me armë zjarri në ajër ndërsa dy të dyshuarit tjerë e kanë penguar policin derisa ishte duke i prangosur dy të dyshuarit e parë. Në vendngjarje policia kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cal. të panjohur ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të kallashnikovit (nuk dihet cal). Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervsiutimit janë dërguar në mbajtje.

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJEN E DETYRËS ZYRTARE

Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë 28.06.2014-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nuk ka përfillur urdhrat për ndalje dhe ka rrezikuar njësinë policore. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fshati Rusinovc, Lipjan 29.06.2014-21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. “Mustafë Koka”, Gjilan 29.06.2014-21:05. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 29 copë fishek të cal. 4.5 mm pa leje përkatëse. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK Dheu i Bardhë 29.06.2014-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË

Fshati Pustenik, Hani i Elezit 29.06.2014-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore në këmbë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole e tipit CZ me një karikator me pesë fishekë cal.7.65mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

PERSON I HUMBUR

Rr. “Fan Noli”, Ferizaj 14.06.2014-14:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë 29.06.2014-16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Dubravë, Istog 29.06.2014-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur hekurishte në një fabrikë pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fshati Dranoc, Deçan 29.06.2014-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK-Dheu i Bardhë 28.06.2014-21:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rendësi për të raportuar

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

Nuk është raportuar ndonjë rast.

POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE

Nuk është raportuar ndonjë rast.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
010
Aksidente pa të lënduar
010
Tiketa trafiku të shqiptuara
693
Arrestime
028
Në mbajtje
026


Etiketa:
Arivisti Company