Rashica shënon për Werderin dhe siguron ndeshjen e barazhit


E shtunë, 27 Qershor 2020

Werder Bremen nën regjinë e Milot Rashicës ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 ndaj Koln.

Kjo fitore ia ka siguruar pozitën e 16-të Werderit, që tani do të luajë ndeshjet e barazhit për mbijetesë në Bundesligë.

Rashica shënoi një gol në minutën e 27-të për 2-0, që ishte aksion individual i bukur.

Ai ishte meritor edhe tek goli i katërt, i pesti dhe i gjashtë i Werderit.

Etiketa: , ,