Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Reagim: Jo fushë sportive në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit

Prizren Post | 09:06 - 26.09.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit po planifikohet të ndërtohet fushë sportive, gjegjësisht fushë tenisi. Ky plan është tërësisht i papranushëm për ne si qytetarë të Mitrovicës gjë që është kundër kulturës dhe trashegëmisë sonë, të cilën e kemi ruajtur me shekuj.

Qytetarët kosovarë janë të barabartë, këtë e thekson akti më i lartë jurdik në vend, kushtetuta, por si duket qytetarët serb janë mbi ata shqiptarë sa i përketë objekteve kulturore dhe trashëgëmisë fetare. Ne nuk po kërkojmë supermacion, as parim mbietnik, por vetëm barazi dhe të drejtat tona.

Fati i qytetit të Mitrovicës po lihet në humnerë si pasojë e politikave jo të mira, si në nivelin nacional, ashtu edhe në atë lokal.
Përgjegjësinë mos harroni ta këkoni, herëdokur.


Bëni një koment