E shtunë, 9 Janar 2021
PRISHTINË – Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka dënuar sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë.
SHSKUK ka dhënë detaje duke thënë se të premten në vendin e tyre të punës janë sulmuar mjeku V.K(anesteziolog-intensivist) dhe infermieria A.I, derisa po ofronin shërbime shëndetësore për pacientët në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“SHSKUK dënon aktin qyqar të sulmin ndaj mjekut dhe infermieres në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës shëndetësore. Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme, ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.
Etiketa: Kosovë, QKUK, SHSKUK