Real Madrid ofron 150 milionë dhe portierin për Salah


E hënë, 18 Qershor 2018

Real Madrid po përpiqet seriozisht për ta transferuar Mohamed Salah.

Los Blancos kanë përgatitur një plan të ri në përpjekjen e tyre për ta bindur Liverpoolin që t’ia shesë egjiptianin.

Bëhet fjalë për 150 milionë plus portieri Keylor Navas me të cilat synohet të arrihet një marrëveshje.

Liverpool besohet se është në gjah për një portier, por që janë ngurrues sa i përket kostarikasit, i cili ka pranuar në sezonin e fundit 44 gola.

Salah ka pasur një sezon fantastik me Liverpoolin, duke arritur edhe finalen e Champions League, ku u mposhtën pikërisht nga Real Madrid.

Etiketa: , , ,