E martë, 13 Maj 2014
Shefat e Real Madridit kanë vendosur që edhe në sezonin e ardhshëm t’u besojnë portierëve aktualë.
Edhe pse ka ekzistuar një pakënaqësi te Iker Casillas për shkak të humbjes së pozitës startuese, kapiteni është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për vendin e tij.
Ndërkohë, të njëjtën gjë është i gatshëm ta bëjë edhe Diego Lopez, i cili ka thënë se do të largohet vetëm nëse këtë ia kërkon klubi.
Bordi i Los Blancos dëshironte të largojë njërin nga portierët dhe të sjellë një tjetër, porse ka vendosur t’i mbajë të dy.
Carlo Ancelotti gjatë këtij edicioni e ka angazhuar Lopezin në La Liga, kurse Casillas ka luajtur në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve.
Etiketa: Iker Casillas, Real Madrid