Realizohet marshimi “Shtegu i Lirisë”


E martë, 14 Dhjetor 2021

PRIZREN – Kompania A e Regjimentit të II-të të Forcave Tokësore, ka realizuar sot marshimin kondicional “Shtegu i Lirisë” në malet e Pashtrikut, për të shënuar përvjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve tjerë të cilët ranë heroikisht me 14 Dhjetor 1998.

Kjo datë shënon edhe 3 vjetorin e mandatimit të FSK-së në Ushtri. Krahas pjesëtarëve të Kompanisë A, këtij aktiviteti iu bashkëngjitën edhe zëvendëskomandanti i FSK-së Gjeneral Major Enver Cikaqi, ZVKOMFT Kolonel Hysen Dreshaj, KOMR2K Nënkolonel Valdet Berisha dhe oficer e nënoficer të FSK-së.

Pjesëtarët u njoftuan me sakrificat e luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve të rënë, sakrifica këto që do të shërbejnë si frymëzim dhe motivim për gjeneratat e reja.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply