Recetë: Speca të kuq të mbushur


E martë, 27 Tetor 2026
Recetë: Speca të kuq të mbushur

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

  • 2 speca të kuq të mëdhenj
  • 50 g makarona “Risoni”
  • 1 kungull
  • 6 domate të vogla
  • 10 kokrra ulliri
  • 50 g djathë i bardhë
  • 3 gjethe borziloku të freskët
  • 1/2 limon
  • vaj ulliri, kripë, Piper

PËRGATITJA:

  1. Pasi i presim specat në mes, i pastrojmë nga fijet dhe farat, i vendosim në tavë dhe i pjekim për 10- 15 minuta në furrën e ngrohur më pare në temperaturë maksimale.
  2. Ndërkohë, vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë.
  3. Më pas, në një tigan me pak vaj ulliri skuqim për 2-3 minuta kungullin e prerë në kubikë.
  4. Presim domatet, ullinjtë, djathin dhe borzilokun dhe i hedhim në një enë.
  5. Shtojmë aty kungujt e skuqur dhe makaronat e ziera. Hedhim kripë, piper, vaj ulliri dhe limon (lëngu dhe lëkura).
  6. Më pas, vendosim specat e pjekur në pjatë, i mbushim me masën e përgatitur dhe i shërbejmë të ftohtë.

Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit