E martë, 21 Tetor 2014
Zagreb – Ngjarjet e fundit sportive që ndodhën në Beograd gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin europian 2016, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, mund të thuhet se mund të ishte gjithçka por më së paku ishte sport, po reflektohen ndaj shqiptarëve edhe në kompeticionet tjera sportive.
Në garat eliminatore-kualifikuese të Kampionatit Europian më boks, për junior, që mbahet në Zagreb, nga data 17- 26 tetor, rreth 250 boksier-junior nga 41 vende, e ndër to edhe përfaqsueset e Shqipërisë ( me 4 boksier) dhe Kosovës me 5 boksier).
Në ditën e parë të këtij kompeticioni, në sesionin e pasditës, në ring është ngjitur shpresa e boksit shqiptar në kategorinë deri në 75 kg, Meriman Maloku, ( i cili karierën e tij, stërvitjet, pregatitjet dhe garat tjera i zhvillon në Klubin e Boksit “Leonardo” të trainerit të mirënjohur me origjinë shqiptare Leonard Pijetraj në Zagreb), duke kryqezuar dorezat me boksierin boshnjak Numanoviq.
Gjatë tre raundeve, Meriman Maloku tërësisht e ka dominuar ringun në të gjitha aspektet, duke goditur kundërshtarin me mjeshtri dhe në mënyrë efektive. Mirëpo, në “sport” ndodhë që edhe nuk fiton më i miri. Referi kryesor në ring, pa asnjë arsye, pa asnjë shkas, me ose pa dashje që ta kursejë ose mbroje boksierin boshnjak i cili nuk ishte i denjë për të parballuar rrebeshet e Meriman Malokut, këtij të fundit i shqipton 3 vërejtje publike dhe pak para përfundimit të raundit të tretë-kur i shqipton vërejtjen e tretë e ndërpret meçin dhe për habinë e të gjithë të pranishmëve në Palestrën sportive në Zagreb, e shpallë boksierin boshnjak Numanoviq fitues, duke mos lejuar që referët anësor të komunikojnë rezultatet e tyre që ishin në favor të boksierit kosovar!!!
as këtij vendimi që ka shkaktuar indinjatë ndër të gjithë të pranishmit, nga biseda me trainerët e Meriman Malokut, Yousef Hasmi Hasan Jukislav, Dalibor Cibariq, Leonard Pijetarj dhe trainerit kosovar Shefki Bogujevci, ata njëzëri u shprehën: “Ndaj Meriman Malokut është bërë mashtrim dhe dëm i madh i pakompenzueshëm. Jemi gëzuar tërë kohën se si Maloku nga raundi në raundë tregonte aftësi dhe shkathtësi gjithnjë e më të madhe dhe ishte më shumë se superior, por për çudi ndodhi ky vendim i referit në ring, vendim që nuk dijmë si ta sqarojmë dhe se nuk mund të dijmë se kujt i shkon në interes që boksieri kosovar të mos kualifikohet për të vazhduar garat”.
Leonard Pijetraj, tashmë me një eksperiencë të jashtëzakonshme të pjesëmarrjeve në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare ka shtuar: “ këso hile, këso shkelje dhe dëmtimi të boksierit në ring nuk ka pa gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit askund, që të mos lejohet të shpallen rezultatet e referëve anësor dhe është e pabesueshme se kjo po na ndodhë neve”.
Përndryshe, përfaqësuesja e Kosovës në këtë kompeticion europian merr pjesë me pesë boksierë, ndërsa gjyqtari Latif Demolli do ta ndajë drejtësinë. Edmond Zefi (60 kg.), Visar Rexhepi (64 kg.), Neriman Maloku (75 kg.), Ardit Delijaj (81 kg.) dhe Fisnik Muharremi (91 kg.), nën drejtimin e trainerit Shefki Bogujevci, ndërsa Latif Dumolli do të jetë një nga referët e këtij kampionati.
Në këtë Kampionat Europian të boksit për junior, merr pjesë edhe përfaqsuesja e Shqipërisë, me 4 boksier nën drejtimin e trainerit Jozef Sermi./INA/
Etiketa: boks, Kosova, Meriman Maloku