“Renato më i mirë se unë?” Kjo është përgjigja e Ronaldos


E diel, 17 Dhjetor 2017

I pyetur se çfarë mendon për komentet e Renatos, sulmuesi portugez ka thënë se përgjigja më e mirë do të ishte thjesht qeshja, transmeton Express.

“Çështja Renato Gaucho? Përgjigja më e mirë është të qeshi. Çfarë doni që unë të them? Ka gjëra ndaj të cilave nuk ia vlen të përgjigjes. Jam i lumtur sepse shënova gol dhe në jemi kampion të botës”, ka thënë Ronaldo në një konferencë për media, pas fitores së  Real Madridit në finale të Kupës së Botës për Klube ndaj skuadrës së Renatos, Gremios, të shtunën mbrëma.

Deri te ky debat erdhi kur Cristiano Ronaldo pohoi në fillim të dhjetorit, pasi e fitoi Topin e Artë për herë të pestë, se ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe se nuk ekziston ndonjë futbollist më i kompletuar se ai.

Kjo nxiti reagime të mëdha, e Renato ishte ai që iu përgjigj direkt portugezit, duke insistuar se në kohën e tij, ai ka qenë futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo. 

Etiketa: ,
Të fundit