“Restart”, sekuestron 2 tonë drogë, prangosen 2 poseduesit


E enjte, 15 Maj 2014

Tiranë – Në kuadër të operacionit “Restart”, forcat policore kanë sekuestruar 2 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Droga ndodhej në furgonin tip “Mercedes” me targa AA 002 IB, i cili u ndalua në hyrje të autostradës së Vlorës mëngjesin e sotëm.

Autoritetet lokale kanë vënë në pranga dy poseduesit e lëndës narkotike, përkatësisht drejtuesin e furgonit, Armando Kuçin nga Fieri dhe Julian Byzykën, drejtuesi i një makine tip “Fiat” me targa AA 262 FV, e cila shoqëronte furgonin me drogë.

Nga raportimet e dhëna në mënyrë paraprake, droga është blerë në Lazarat dhe kishte destinacion shtetin fqinj Italinë, vend në të cilin malli do të transportohej përmes rrugëve detare.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen të jenë pjesë e këtij trafiku narkotikësh.

Etiketa: ,
Të fundit