Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rexhep Qosja merr pasaportë shqiptare

Prizren Post | 13:59 - 28.04.2014

Akademiku, Rexhep Qosja është shtetasi më i ri i Republikës së Shqipërisë. Sot, ai është betuar para punonjësve të njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, si banori më i ri i saj.

“Betohem se do të zbatoj me përpikmëri të gjitha të drejtat dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë”, tha Qosja.

Akademiku mban shtetësinë shqiptare që nga viti 1999, me dekret të Presidentit numër 2346, që i njeh gjithë të drejtat dhe detyrimet si shtetas shqiptar. Përveç kësaj, ai ka dhe shtetësinë kosovare.

Rexhep Qosja nuk është i vetmi shtetas i Kosovës që ka marrë pasaportën shqiptare. Pak ditë më parë, edhe bilbili i Kosovës, Nexhmie Pagarusha ka marrë nënshtetësinë shqiptare./shekulli/


Arivisti Company