Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rinia e PDK-së, në mbështetje të Labinotë Demi-Murtezit

Prizren Post | 14:55 - 07.06.2014

Rinia Demokratike e Kosovës, ka pritur në një takim kandidaten për deputete nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, së cilës i dhanë mbështetje të fuqishme.

Anëtarët e RDK-së së Gjilanit, u deklaruan haptas se kandidatja e PD-së vetëm se e pasuron listën e PDK-së dhe se legjislaturës së ardhshme i nevojitet një grua me mençurinë, virtytet dhe parimet e saj.

Sipas tyre, fitoren e PDK-së është duke e bërë edhe më madhështore Partia e Drejtësisë, pasi që konsiderojnë se të gjithë kandidatët e ofruar në listën e koalicionit kanë integritet të lartë, moral, intelektual, kombëtar e fetar.

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit PDK – PD, Labinotë Demi – Murtezi, u befasua me pritjen dhe organizimin e ngrohtë nga Rinia Demokratike e Gjilanit. Ajo u emocionua me mbështetjen që ata i dhuruan kandidates së parë me mbulesë fetare.

Gjithashtu ajo u zotua se gjithë vlera e Partisë së Drejtësisë dhe vlerat e saj pozitive – personale, do të mundohet me përkushtim dhe sinqeritet t’i bashkojë me Partinë Demokratike të Kosovës, për përmbushjen e platformës “Misioni i Ri”. /Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company