Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rodgers: Balotelli ka përvojën e duhur në Champions

Prizren Post | 19:49 - 16.09.2014

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers mendon se Mario Balotelli ka përvojën e duhur në Ligën e Kampionëve.

“Reds” pas pesë vitesh rikthehen në Champions, ku sonte në “Anfield” do të ndeshen me skuadrën bullgare, Ludogorets Razgrad.

Sulmuesi italian gjatë kësaj verë iu bashkua Liverpoolit nga Milani. Rodgers thotë se Balotelli është një nga futbollistët që ka përvojë më të madhe në Champions.

“Djali sapo ka ardhur në klub. Ai është duke punuar shumë mirë në fushën e trajnimit”, tha Rodgers.

“Ai ka përvojë të madhe. Ai është ndoshta një nga lojtarët më me përvojë më të madhe te kalibrit ndërkombëtar”, theksoi Rodgers.

Ai është i bindur se sonte skuadra e tij do të ketë paraqitje të mirë dhe do të harrojë disfatën kundër Aston Villës në fundjavën që lamë pas.


Etiketa:
Arivisti Company