Ronaldo me fjalë të mëdha për Zidanin


E diel, 21 Maj 2017

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17. Los Blancos fituan titullin e 33 në histori të klubit, triumf ky që vjen pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Njeriu më në formë në këtë fund të seoznit, Cristiano Ronaldo, është shprehur tejet i lumtur për titullin e Spanjës, teksa lavdëroi Zidanin.

“Ka qenë një sezon i mrekullueshëm”, tha fillimisht Ronaldo.

“Titulli është fituar me ndihmën e gjithë shokëve të mi. Të gjithë kanë kontribuar, liga është e të gjithëve”, shtoi ai.

“Jemi të lumtur, Zidane është duke bërë punë fenomenale”, theksoi më tej CR7, që e mbylli sezonin në La Liga me 25 gola.

Etiketa: , , ,
Të fundit