Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rrëfehet Vulin: Eca maleve për të hyrë në Kosovë

Prizren Post | 00:03 - 21.10.2013

Beograd, 20 tetor – Ministri për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin është shndërruar në një hero në Serbi.

Ai ia doli që përkundër kundërshtimeve dhe ndalesës së Qeverisë së Kosovës të hyjë në territorin tonë. Ai për agjencinë e lajmeve News ka rrëfyer se hyrja e tij këtu nuk ishte edhe aq e lehtë mirëpo falë aftësive të tij ushtarake ai e ka bërë një gjë të tillë, transmeton Zëri.

Ai rrëfen aventurën e tij si nëpër filmat hollywoodian. Ai ka thënë se për tri ditë e tri net ka lëvizur nëpër mal ku me raste është detyruar që të ngjyroset me baltë që të mos vërehet nga policia kufitare e Kosovës. Ndërsa për të vazhduar më të tej kur ishte i lodhur ai kujtonte heroizmat e Che Guevaras.

Ai ka zbuluar se ka lëvizur vetëm gjatë natës kur ka qenë rreziku më i vogël për tu dalluar nga policia dhe kështu ia ka dalë që të realizoj misionin e tij megjithë ndalesën e zyrtarëve prishtinas.

“Natën është shumë e vështirë që të më dallosh. Për këtë falënderimin më të madh ia jap uniformës time të zezë nëpërmes së cilës në përgjithësi kam arritur të jem i pavërejtur. Një natë qielli ka qenë i pastër dhe hëna e plotë, dhe më është dashur që të ngjyrosem me baltë nëpër fytyrë pasi që jam frikësuar se teni im i bardh mund të zbulohej. Në një moment afër meje është afruar një grup i njerëzve mirëpo për fat të mirë ia kam dalë që të fshihem. Jam mbuluar me gjethe dhe kam pritur gati një orë derisa ata janë larguar”, ka thënë Vulin.

“Në një moment kam menduar që të heq dorë mirëpo atëherë e kam pyetur veten se çfarë do të bënte Che Guevara në vendin tim. Kjo më ka dhënë një forcë të madhe, i kam shqyer pantallonat, kam nxjerrë thikën dhe e kam prerë këmbën ku më ka kafshuar një gjarpër dhe më pas kam vazhduar më tutje”, ka shtuar ai.

Në disa raste, Vulin ka pasur ndjenjën se ka humbur mirëpo falë ndihmës së myshkut dhe zemrës që e ka tërhequr nga Kosova ia ka dalë që të orientohet.

“Shumica më pyetën se si pata aq shumë fuqi që për tri net të udhëtoj zhagas, të pi shi, dhe të ha vetëm manaferra që i kam gjetur rrugës. Kjo do të ishte njëjtë sikur të pyesje se si dikush si Karl Marks ka gjetur fuqinë që t’i shkruaj tri vëllime të Kapitalit. Për disa gjëra thjeshtë është më mirë mos të pyesësh fare”, ka përfunduar Vulin.


Etiketa:

1 Koment

Komentet -49 - 0 nga 1I pari« PrapaPara »I fundit
  1. Pune te madhe paska bo

Komentet -49 - 0 nga 1I pari« PrapaPara »I fundit

Bëni një koment