E martë, 9 Tetor 2018
Novi Sad – “Shoku im dhe unë ishim duke shkuar në shtëpi, pamë se akishte mbetur një linjë e rregullt e taksitë në stacion Unë i thashë atij në gjuhën shqipe të ngutemi. Këtë e dëgjuan dy djem të cilët nu afruan dhe filluan të na godasin brutalisht. Pastaj erdhën edhe dy të tjerë “.
Kështu ka rrëfyer për Blicin serb G.B, njëri nga djemtë 19 vjeçar shqiptarë që u rrah mesnatën mes të shtunës dhe të dielës brutalisht në Novi Sad.
Sulmi ndaj këtyre të rinjve ndodhi në rrugën “Futoshka” ku të dy pësuan lëndime por Çlirim Maloku 19 vjeçari nga Hasi i Prizrenit është duke luftuar për jetë, transmeton Klan Kosova.
Çlirimi i lënduar rëndë në këtë rast ka shkuar nga Prizreni në Novi Sad për të kërkuar punë me qëllim që të vendosej në këtë qytet, kurse G. B flet serbisht dhe jeton në këtë qytet
” Dy prej tyre dëgjuan se po flisja në gjuhën shqipe dhe na sulmuan, gjithsej kanë qenë katër ose pesë. Nuk jam i sigurt. U Ka zgjatur rreth një minutë. Ishin të moshës sonë ndoshta më të rinj”.
“Shoku im ra në tokë me kokë, u përkula për ta ndihmuar dhe atëherë më goditën edhe mua. Ata na goditën me duar dhe këmbë, nuk e di se çfarë po ndodhte” tha ai.
Viktimat i shpëtuan nga më e keqja sirena e ambulancës dhe policisë që i thirri gruaja nga një kiosk që ndodhej aty pranë.
Se Çlirim Maloku kishte shkuar për një jetë më të mirë në Novi Sad e thotë edhe vëllau i tij, Dibrani.
Ai shkoi herët në mëngjes në Vojvodinë nga Prizreni pasi dëgjoi për incidentin.
Dibrani thotë se vëllai i tij sapo kishte përfunduar shkollën e mesme dhe shkoi dy ditë më parë në Novi Sad, sepse ai “dëgjoi gjëra të mira për njerëzit që jetojnë atje”.
Ai falënderoi stafin mjekësor për ndihmën emergjente të ofruar për të dy të lënduarit dhe shpreson se ky është vetëm një incident i izoluar.
“Ne gjithmonë kemi dëgjuar për njerëzit e Novi Sadit dhe për qytetin tuaj vetëm më të bukur, se nuk ka tensione ndëretnike dhe se të gjithë janë të mirëpritur. Faleminderit mjekëve për ndihmë dhe atë që bënë për vëllaun tim”, shtoi, transmeton Klan Kosova.
Etiketa: Aktuale, Çlirim Maloku, Novi Sad, Serbi, Shqiptarët