Rreth 2000 shtetas të huaj punojnë në Kosovë


E hënë, 22 Korrik 2013

Prishtinë, 22 korrik – Më shumë se 887 shtetas së huaj, kryesisht nga Turqia, kanë marrë lejë pune nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për të punuar sivjet në Kosovë.

Por, ky numër është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm i tyre punojnë në vendin tonë ilegalisht, pa leje pune, dhe pa i paguar taksat shtetit të Kosovës.

Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se gjatë vitit 2011 rreth 1951 shtetas së huaj kanë marrë leje për të punuar në vendin tonë, transmeton qik-u njoftimin.

Gjatë vitit 2012, sipas shtypit, leje pune në Kosovë kanë marrë 1511 shtetas së huaj, si dhe nga fillimi i këtij viti e deri më tash 887 shtetas të huaj janë pajisur me leje pune njëvjeçare për të punuar në vendin tonë.

Numri më i madh i qytetareve të huaj që punojnë në vendin tonë është nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Kina, Tailanda, Kroacia, Sllovenia,Vendet e BE si dhe shume vende tjera.

Etiketa: ,