Rritet emigracioni ilegal drejt BE-së


E enjte, 15 Maj 2014

Mbi 107 mijë emigrantë të padokumentuar janë përpjekur me çdo kusht të hyjnë në Bashkimin Evropian pa vizë. Ata janë ndaluar në kufijtë e BE-së në vitin 2013.

Numri i emigrantëve dhe i refugjatëve, të cilët kanë kaluar ilegalisht në Bashkimin Evropian është rritur dukshëm në vitin 2013, teksa dhjetëra mijëra sirianë kanë mbërritur në shtetet e bllokut 28-anëtarësh, sipas shifrave zyrtare, të publikuara të mërkurën.

Agjencia kufitare e BE-së, ‘Frontex’ ka përpiluar një raport që tregon se, Italia ka mbajtur barrën më të madhe të rritjes, teksa numri i emigrantëve që kanë arritur në brigjet e saj, kryesisht nga Libia, është trefishuar nga viti 2012 në mbi 40.000.

Në përgjithësi, 107.365 emigrantë të padokumentuar për të hyrë në BE pa vizë apo me ndonjë leje tjetër janë ndalur në kufijtë e BE-së më 2013-ën.

‘Frontex’ ka dhënë alarm për 2014-n, duke theksuar se lufta siriane dhe anarkia në Libi, ku ndodh shumica e kontrabandës së emigrantëve, pritet të rrisin shifrat edhe më shumë. Italia thotë se ka shpëtuar nga 26.000 emigrantë të padokumentuar që nga fillimi i 2014-ës, një trend i cili, nëse vazhdon gjatë verës, mund të ndikojë që shifra e emigrantëve në vend të arrijë në nivel rekord./shekulli/

Etiketa: ,
Të fundit