Rritet numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë


E hënë, 20 Korrik 2015

Tiranë – Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të këtij viti është rritur. Por vetëm 2% e tyre vijnë për biznes. Kjo rezulton nga të dhënat e fundit të INSTAT-it, sipas të cilave, 98% e të huajve vijnë në Shqiperi për arsye personale.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rritur këtë vit, por vetëm 2% e tyre vijnë për biznes. Kjo rezulton nga të dhënat e Institutit të Statitikave.

Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në territorin shqiptar kanë hyrë 487.271 shtetas të huaj ose 6135 persona më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por INSTAT raporton se mbi 98% e të huajve që prekin tokën shqiptare vijnë për arsye personale, ku përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj.

Ndërkohë që vetëm 2% e tyre vijnë për biznes. Kundrejt tremujorit të vitit të kaluar, numri i të huajve që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi është rritur me vetëm 828 persona nga 6135 shtesas të huaj që kanë hyrë më shumë në këtë periudhë.

Ky nivel i ulët i të huajve që e shohin vendin tonë si një mundësi biznesi nxjerr në pah shumë probleme.

Së pari, dëshmon për klimën ende jo të favorshme tëtë bërit biznes në Shqipëri, si pasojë e problemeve me pronësinë mbi tokën, burokracive administrative, korrupsionit dhe evazionit të lartë, si dhe rritjes së taksave.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, ku kryeson Serbia po bëhen atraktive për investitorët e huaj jo vetëm nëpërmjet eleminimit të barrierave, por edhe ofrimit të lehtësive fiskale, sic është subvencionimi nga shteti i krijimit të vendeve të reja të punës, toka falas apo përjashtimi nga taksat për një periudhë disa vjecare.

Etiketa: ,

Leave a Reply