Rritja e heshtur e çmimit të naftës


E mërkurë, 22 Prill 2015

Çmimi i karburanteve u ul në fillim të vitit, por dalëngadalë po rikthehet sërish në nivele të larta.

Në tregun vendas, çmimi i naftës shënoi nivelin më të ulët në fillim të shkurtit, ku në disa pika me pakicë, ra deri në 165 lekë për litër. Pas kësaj periudhe, kurba e çmimit të karburanteve u rrit dhe sipas të dhënave, ato janë shtrenjtuar me rreth 9 për qind, krahasuar me shkurtin.

Ditët e fundit, nafta është shtrenjtuar në pikat me pakicë, duke arritur nivelin 180 lekë për litër. Shkaku, sipas tregtarëve është rritja e çmimit në bursë.

Për shkak të taksimit të rëndë, Shqipëria është vendi i dytë me çmimin më të lartë të karburanteve ndër ekonomitë në zhvillim të Europës.

Sipas “Global Petrol Prices” me çmimet aktuale, nafta në Shqipëri kushton më shtrenjtë edhe se në mjaft vende të pasura, si Franca, Gjermania, Belgjika apo Austria, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.

Etiketa:

Leave a Reply