E diel, 15 Tetor 2017
Menjëherë pasi amerikanët zhvilluan ushtarin e tyre modern dhe e krahasuan atë me Robocop (karakter i njohur Holivudi), rusët treguan se edhe ata kanë ushtarin e tyre për shekullin 21, të quajtur “Luftëtari 3”.
Bëhet fjalë për robotin e prezantuar së fundi në Moskë, ku janë paraqitur të gjitha inovacionet e montuara në një kostum të ri ushtarak, helmetë dhe çizme.
Komandanti i Forcave Tokësore të Rusisë, koloneli i përgjithshëm Oleg Salyukov shpjegoi se po përfundojnë kërkimet për krijimin e ushtarit të parë rus, i cili me pajisjet e reja do të jetë dy herë më i lëvizshëm, qëndrueshëm dhe më i aftë për të kryer detyrat e tij.
Exoskeleton Warrior është pajisur me një total prej 59 elementesh, duke përfshirë një përkrenare mbrojtëse, uniforma luftarake, kufje aktive, syze sigurie, hedhës granate, dy pushkë të kalibrave të ndryshëm, pushkë snajper, municion, thikë luftarake, mekanizëm për vëzhgim termik dhe optik.
Në këmbë kanë çizme që gjithashtu kanë të montuar detektorë për fushat e minuara. Warrior 3 u zhvillua dhe u prezantua në Universitetin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë në kryeqytetin rus.
Etiketa: Rusia