Rusia e kishte paralajmëruar Turqinë për grusht-shtetin e dështuar, NATO jo

rus tur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte paralajmëruar nga Rusia për grusht-shtetin e organizuar kundër tij të premten e kaluar, kanë bërë të ditur disa diplomatë anonim në Ankara.

Sipas tyre, Organizata Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) ishte paralajmëruar nga homologu rus për mundësinë e organizimit të një grusht-shteti në shtetin musliman, transmeton KosovaPress.

Diplomatët anonimë, kanë thënë se ushtria ruse në rajon kishte zbuluar shkëmbimet e mesazheve të radio-koduara që tregonin se ushtria turke ishte duke u përgatitur të organizonte një grusht-shtet kundër administratës në Ankara.

Leave a Reply