Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rusia me një superarmë të re, e pakapshme nga radarët

Prizren Post | 21:12 - 26.12.2018

MOSKË – Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re hipersonike.

Nisjen e testit e mbikëqyri vetë presidenti, Vladimir Putin, i cili deklaroi se kjo arme është e pamundur të diktohet dhe se do të garantojë sipas tij, sigurinë e Rusisë në dekadat që do të vijnë.

Parametrat e armës u verifikuan me sukses gjatë nisjes së saj në bazën raketore në Dombarovskiy në malet Urale.

Sipas zyrtareve ruse, ajo arriti të godasë me sukses një objektiv të ndodhur 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Sistemi i ri do të hyjë në shërbim të forcave armatosur ruse vitin e ardhshëm.


Etiketa:
Arivisti Company