Salah i pafuqishëm për të shpëtuar Egjiptin prej Rusisë


E martë, 19 Qershor 2018

Rusia i ka befasuar të gjithë edhe në ndeshjen e dytë në grupe.

Pasi fitoi me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, organizatorët e Botërorit i shënojnë 3 gola Egjiptit, i cili golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi me Salah.

Me sulmuesin e Liverpool në fushën e lojës, Egjipti u mendua se do të ishte një “kockë e vështirë” për Rusinë, por nuk rezultoi aspak kështu.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën rusët arritën të shënojnë 3 herë. Fillimisht ishte një autogol nga Fathy, më pas shënuan edhe Cheryshev e Dzyuba.

Ndërkoë, Salah, i cili ishte në fushën e lojës që nga minuta e parë, reagoi vonë, vetëm në minutën e 73, kur ktheu në gol një 11-metërsh.

Etiketa: , , , , ,