Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Salah rrëfehet pas lëndimit: U shkatërrova për një moment

Prizren Post | 10:49 - 09.06.2018

Mohamed Salah ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur pas finales së Ligës së Kampionëve.

Ylli i Liverpoolit u lëndua gjatë një dueli me Sergio Ramos dhe u detyrua të largohet nga ndeshje qysh në pjesën e parë.

Salah u largua nga fusha me lot në sy dhe pamja e tij preku shumë tifozë të futbollit.

Egjiptiani ka folur për Marcan, duke e cilësuar lëndimin në finalen e madhe të Kievit si momentin më të keq në karrierën e tij.

“Lëndimi në finale ishte momenti më i keq në karrierën time”, tha Salah.

“Në atë moment u shkatërrova pasi mendova se e humba Kampionatin Botëror. Ishte trishtuese për mua”, u shpreh egjiptiani.

I gjithë Egjipti shpresat i kanë tek Salah që do të jetë gati.


Etiketa:
Arivisti Company