E shtunë, 11 Prill 2026

Trajneri i njohur kosovar, Salajdin Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit kryesor te KH Prizreni, shkruan 04 Online.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi për 04 Online, duke bërë të ditur se vendimi për t’u larguar vjen për arsye personale dhe familjare.
Krasniqi kishte marrë drejtimin e ekipit në vitin 2018, duke qenë një ndër figurat kyçe në organizimin dhe zhvillimin e klubit ndër vite. Gjatë periudhës së tij si trajner, ai ka kontribuar në ngritjen e nivelit konkurrues të ekipit dhe në afirmimin e hendbollit në qytetin e Prizren.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Krasniqin në stolin e KH “Prizreni”, ndërsa pritet që drejtuesit e klubit të dalin me një vendim në ditët në vijim./04 Online
Burimi: 04online
