Samaras kritikon “Agimin e Artë”


E enjte, 19 Shtator 2013

Athinë, 19 shtator – Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka thënë se nuk do të lejojë partinë e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” që të minojë demokracinë në vend.

Ai ka thënë se qeveria nuk do të lejojë “pasardhësit e nazistëve të helomojnë jetën sociale, të kryejnë krime, të terrorizojnë dhe të minojnë themelet e vendit”.

Të mërkurën, policia greke ka bastisur zyrat e partisë Agimi i Artë në Athinë, pasi një mbështetës i saj ka therur për vdekje një person.

Agimi i Artë nuk pranon se ka besime neonaziste, por anëtarë të saj janë akuzuar për kryerjen e qindra sulmeve raciste.

Etiketa: ,