Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Samsung lanson zyrtarisht Galaxy A9 Pro

Prizren Post | 22:08 - 26.01.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

SEUL – Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, sot ka lansuar zyrtarisht smartfonin më të ri Galaxy A9 Pro, i cili vjen me skajet më të holla.

Samsung Galaxy A9 Pro vjen me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, baterinë prej 3,400 mAh, si dhe tri kamera në pjesën e pasme. Pra, njëra kamerë është prej 24 megapikselë, tjetra prej 10 megapikselë si dhe e treta prej 5 MP.

Sa i përket çmimit, Galaxy A9 Pro pritet të kushtojë rreth 535 dollarë por si duket për momentin do të jetë në dispozicion vetëm në Kore dhe ende nuk dihet se kur do të shfaqet edhe në tregjet tjera të botës.


Etiketa:
Arivisti Company