Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

‘San Siro’ kthehet në makth për Juventusin

Prizren Post | 09:54 - 23.10.2016

Milani e ka fituar derbin e xhiros së nëntë në Serie A, duke mposhtur Juventusin.
Në një ndeshje që dhuroi emocione të paharruara, Milan në ‘San Siro’ mposhti 1:0 Juventusin e Massimiliano Allegrit.

Goli që përcaktoi fituesin e kësaj përballje, u shënua në minutën e 65’.

Ishte Locatelli që me një super-gol ia siguroi tre pikë Milanit.

Pas kësaj fitore, Milan renditet në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Juventusi që kryeson me 21.

Kjo ishte humbja e dytë e Juventusit këtë sezon, pas humbjes që kishte pësuar nga Interi.


Arivisti Company