E diel, 27 Shtator 2015
Me tre golat kundër Leicester Cityt, Alexis Sanchez, ka arritur një rekord mjaft të veçantë.
Sulmuesi kilian me tre golat e tij ia solli fitoren e dytë radhazi këtë sezon Arsenalit, pasi Topçinjtë arritën të fitojnë këtë fundjavë kundër klubit të drejtuar nga Claudio Ranieri me rezultat 2-5.
26-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Udineses dhe Barcelonës dhe kështu është bërë lojtari i vetëm që ka shënuar het-trik në Serie A, La Liga dhe Ligë Premier.
Edhe pse Alexis ishte paraqitur në të gjitha ndeshjet këtë sezon, kjo ishte ndeshja e parë që ai arriti të realizojë.
Londinezët aktualisht janë në pozitën e katërt me 13 pikë, kurse Leicesteri në vendin e shtatë.
Etiketa: Alexis Sanchez, Arsenal, Premier League