Scholes: Do të kisha dashur të luajë me Ozilin


E shtunë, 14 Mars 2015

Manchester – Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka thënë se do t’i pëlqente të kishte luajtur në Arsenal me mesfushorin Mesut Ozil.

Scholes javën e kaluar kishte kritikuar ish futbollistin e Real Madridit për formën e dobët, por Scholes me pas mori një qortim nga trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger.
“E kam gjetur veten dhe kam rënë dakord me Arsene Wengerin të hënën mbrëma”, ka thënë Scholes.
“I thash menaxherit te Arsenalit se unë do të kisha dashur të kisha luajtur se bashku me Mesut Ozil. Arsenali me ka impresionuar kundër Unitedit, dhe se ka qenë një gjë e rrallë viteve të fundit”, tha Scholes.

Etiketa: , , ,