E hënë, 15 Shkurt 2016
Prishtinë – Për herë të parë, që nga shpallja e pavarësisë nuk është planifikuar seancë solemne në shënim të 8 vjetorit.
Asnjëra palë, pozitë dhe opozitë, nuk kanë informacion nëse do të mblidhet kryesia për këtë çështje.
Sipas shoqërisë civile, kjo situatë është tregues i qartë i krizës politike.
Në agjendën e aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, e harmonizuar me të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës, nuk është paraparë një gjë e tillë.
Një gjë e ka ndodhur edhe në vitin 2011, por kjo për arsye se legjislatura e katërt ishte konstituuar më 21 shkurt.
Etiketa: 8 vjetori, Kosovë, Kuvendi i Kosovës