Sekuestrohen katër armë zjarri dhe municion në rajonin e Prizrenit


E hënë, 5 Janar 2026

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni gjatë intervenimeve në rajonin e Prizrenit, pas disa rasteve të raportuara për të shtëna me armë zjarri gjatë festimeve të ndërrimit të viteve.

Sipas njoftimit zyrtar, lidhur me këto raste janë arrestuar disa persona, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

Ndaj të gjithë personave të përfshirë është iniciuar procedurë penale dhe pritet ngritja e kallëzimeve penale.

“Festimet e ndërrimit të viteve në rajonin e Prizrenit kanë kaluar kryesisht pa incidente madhore dhe me atmosferë festive. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët kanë festuar në mënyrë të ligjshme. së paku në pesë raste është raportuar për të shtëna me armë zjarri, tre nga ato janë raportuar për të shtëna festive. Gjatë kësaj periudhe, Policia ka sekuestruar: Katër armë zjarrit dhe një sasi të municionit. Disa persona janë arrestuar, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastet e evidentuara, ndaj të gjithë personave të përfshirë është iniciuar procedura penale dhe do të ngrihen kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Duke rikujtuar qytetarët, Policia e Kosovës ka theksuar se përdorimi i armëve për festime është i kundërligjshëm dhe përbën rrezik serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme është i ndaluar me ligj dhe ndaj çdo shkelësi do të merren masa pa hezitim”, thuhet në njoftim, duke përcjellë edhe mesazhin: “Festo me zemër, jo me armë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Të fundit