Selimi ftohet nga Gjykata Speciale


E diel, 10 Nëntor 2019

PRISHTINË – Rexhep Selimi, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook tha se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit”.

“Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shkruar Selimi.

Etiketa: , , , ,
Të fundit