Selmanaj sheh pak gjasa për bashkëpunim LDK-Vetëvendosje


E mërkurë, 16 Gusht 2017

Selmanaj ka theksuar se Vetëvendosje nuk është njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të LDK’së.

“Është i mundur një bashkëpunim me VV, por do të ishte shumë i vështirë, edhe në kontekstin programor”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Edhe nëse vijmë në një situatë kur bëjmë lëshime programore, edhe një qeverisje LDK – VV, do të jetë LDK”, është shprehur Selmanaj.

“Qasja artificiale që ata sot po e shfaqin i tërë subjekti politik, nuk është më VV ajo që ka qenë”, ka thënë deputeti i LDK’së.

“Ky evoluim nuk është i besueshëm për mua, por eksperiment i rrezikshëm për vendin, duhet ta dëshmojnë për 3-4 vjet që këtë transformim e kanë serioz”, ka theksuar Selmanaj.

Sipas Selmanajt, “LDK është më mirë të dalë në Opozitë, VV të bëhet pjesë e PAN-it, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm”.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply