E shtunë, 12 Mars 2016
Nish – Xhamia Islam-Aga në Nish sërish është përdhosur me parulla ofenduese tifozërie.
Xhamia Islam Aga në Nish sërish sonte është përdhosur me parulla ofenduese tifozërie krahas mbikëqyrjes tërë ditore policore të cilin ky objekt fetar e ka që nga viti 2004.
Siç theksojnë në polici, muri i xhamisë përgjatë rrugës “Gjeneral Milojka Leshjanin” është shkruar rreth orës 2 pas mesnate, në çastin kur polici përgjegjës për sigurinë e xhamisë ka qenë “në anën e pasme të objektit”.
“Është kryer hetim me urdhër të Prokurorisë dhe nga ana e tyre vërtetohet se “nuk ka elemente të veprës penale”, thonë në polici.
Dragan Gjorgjeviç nga Këshilli për të drejtat e njeriut i rrjetit Chris në bisedë me gazetarët tha se me këtë akt qëllimi nuk ka qenë kërcënimi i komunitetit mysliman, porse këtu bëhet fjalë për “grindje” klasike tifozësh dhe shtoi se shteti është i obliguar që të mbrojë objektet fetare, e veçmas objektet fetare të pakicës fetare.
Etiketa: nish, Serbi, Xhamia e Islam Agës